Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve në stadiumin “Air Albania” ndaj Çekisë më 16 nëntor, 20:45 dhe Ukrainës 19 nëntor, ora 20:45.
Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin zyrtar nga dita e hënë, ndërsa trajneri Sylvinho ka publikuar sot listën me lojtarët e thirrur për dy ndeshjet e nëntorit.
Tekniku kuqezi ka vendosur të grumbullojë katër portierë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.
Në mbrojtje:
Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj.
Në mesfushë:
Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Feta Fetai, Jasir Asani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha dhe Keidi Bare.
Në sulm:
Ernest Muçi, Indrit Tuci, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.
Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa përgatitjet zyrtare nisin të hënën.