Ditën e sotme në Bruksel është hedhur shorti për Ligën e Kombeve. Shqipëria është pjesë e vazos së parë në Ligën C, ku është njohur edhe me kundërshtarët që do të ketë në këtë kompeticion.
Finlanda, Bjellorusia dhe San Marino do të jenë përballë kombëtares shqiptare, në një short të favorshëm për kuqezinjtë që do të provojnë ta mbyllin grupin në vendin e parë dhe të ngjiten në Ligën B.
Ndeshja e parë e fazës së grupeve do të mbahet në periudhën 24-26 shtator, ndërsa takimi i dytë është i programuar në datat 27-29 shtator. Ndeshja e tretë e grupit do të zhvillohet nga 30 shtatori deri më 3 tetor, sakaq e katërta në periudhën 4-6 tetor. Takimi i pestë i grupit do të luhet nga 12-14 nëntor, ndërsa përballja e fundit është planifikuar në datat 15-17 nëntor.
Vendi i parë në grup e favorizon kombëtaren edhe për një shans më shumë për kualifikimin në Europianin e vitit 2028.
