SPAK ka dhënë pretencën për kryetarin e Bashkisë së Devollit, Eduard Duro, i cili akuzohet për shpërdorim detyre pasi ka licencuar një pikë karburanti e cila ishte ndërtuar pa leje.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin e tij me 1 vit burg, por që konvertohet në 3 vite shërbim prove si dhe me dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.
Të njëjtin dënim prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për 4 zyrtarët e tjerë, përkatësisht Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali dhe Vosjava Bregu
Kujtojmë se SPAK nisi hetimet për Duron pas një kallëzimi të depozituar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, nga një subjekt tjetër.