Nxënësit e shkollave publike 9 vjeçare, nga klasa e parë deri në të tretën do t’i përfitojnë librat falas.
Ky është njoftimi i mëngjesit që ka dhënë kryeministri Edi Rama, teksa do të përfitojnë edhe nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.
“MIRËMËNGJES, dhe me nisjen e shpërndarjes së teksteve FALAS për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare – ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim – si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Ky vendim i qeverisë vjen pas miratimit të ligjit absurd që detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vite në Shqipëri përpara se t’u dorëzohet diploma, ose në të kundërt do të duhet të paguajnë për të marrë atë për të cilën kanë studiuar dhe sakrifikuar disa vite.