Lëvizje të reja nga SPAK? Kapri: Shumë shpejt mund të ketë akuzë për Ramën

Deputeti i partisë “Mundësia” Erald Kapri tha sot se SPAK shumë shpejt kryeministri Edi Rama mund të thirret në SPAK, madje ndaj tij mund të ketë edhe një akuzë.

Gjatë një interviste për News 24, Kapri foli në lidhje me protestën e partisë “Mundësia” para Kryesisë së Kuvendit, si edhe për kërkesën që ai dhe kryetari i “Mundësisë”, Agron Shehaj të bëheshin pjesë e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, një e drejtë që e gëzon çdo deputet.

Duke u ndalur te çështja e zv.kryeministres, Belinda Baluku, Kapri tha se zvarritja mund të rrezikojë provat, kjo për faktin se numri dy i qeverisë ka shantazhuar dëshmitarët.

“Ne kërkuam transparencë. Kuvendi që funksionon në bazë të Kushtetutës dhe Rregullores vetëorganizohet. Çdo deputet mund të marrë pjesë, është rregull i shkruar. Kjo është një çështje sensitive dhe për këtë shkak duhet edhe transparencë. Këshilli i Rregullore në raste të tjera është mbledhur me dyer të hapura. Kësaj radhe ndodhi e kundërta.
Ne nuk kërkojmë të dhënat e USB, por relacionin e prokurorit. Flitet që Balluku ka shantazhuar dëshmitarë, ne kemi të drejtë të informohemi në mënyrë që të nxisim Kuvendin të heqë imunitetin.

Imuniteti po përdoret për të penguar drejtësinë, ndaj protestuam edhe sot. E dimë që shumë shpejt Rama do të thirret nga SPAK si person në dijeni por ndaj ti mund të ketë një akuzë. Pse e shantazhoi GJK-në Rama? Për të penguar një kërkesë për pezullimin e tij, si dhe po pengon imunitetin sepse ka hallin se mund të jetë ai i radhës”, tha ai.