Lëvizje në Shërbimin Informativ Shtetëror, shkarkohet Suela Bedeni, ja kush e zëvendëson

Qeveria ka shkarkuar nga detyra, inspektorin e Përgjithshëm të Shërbimit Informativ të Shtetit, Suela Bedenin.

Vendimi për shkarkimin e saj është marrë ditën e sotme, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Ndërkohë është emëruar Blend Çobani, në këtë detyrë. Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Vendimi

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.8391, datë  28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Suela Bedeni, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.

Z. Blend Çobani emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.