Lëshohet urdhër-arresti ndërkombëtar për modelen, Arbenita Ismajli

Gjykata Themelore e Gjilanit ka lëshuar urdhër-arrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj modeles Arbenita Ismajli, sipas mediave të Kosovës.

Për modelen ka nisur një hetim nga prokuroria në qershor të këtij viti, pasi ajo nuk kishte lejuar takimet e vajzës me të atin, Feronit Shabani. Fero dhe Arbenita janë tashmë të divorcuar, por reperi mund ta takonte vajzën dy herë në muaj përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan.

Në lidhje me rastin në fjalë ju njoftojmë se në ditën që është bërë kërkesa nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Gjykata ka ndërmarrë gjitha veprimet e nevojshme konform kompetencave ligjore dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke lëshuar urdhërarrestin dhe letër rreshtimin ndërkombëtar ndaj të pandehurës Arbenita Ismajli”-thuhet në njoftimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjilan.

Ismajli dyshohet se nga shtatori i vitit 2024 ka larguar vajzën nga Kosova dhe ka qëndruar me të në vende të ndryshme të Evropës duke ia pamundësuar Feros takimin me vajzën.

Fero nga ana tjetër është akuzuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij.