Largohet nga detyra Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda

Ilir Proda nuk do të jetë më në krye të Policisë së Shtetit. Vendimi është marrë ditën e sotme, teksa nuk dihet nëse bëhet fjalë për një shkarkim apo dorëheqje të tij.

Burime për mediat bëjnë me dije se në krye të uniformave blu do të vendoset Sokol Bizhga.

Ndërkohë, raportohet se nga detyra largohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi. Këto ndryshime erdhën menjëherë pasi kryeministri Edi Rama emëroi në krye të Ministrisë së Brendshme Besfort Lamallarin, i cili zëvendësoi në këtë detyrë Albana Koçiun.