Me 76 vota pro, 6 anstenim dhe 7 kundër, Kuvendi miratoi në seancën e kësaj të hëne, Fatjon Hoxhallin si kryetar të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Përballë kishte Helidon Halitin, i cili mori 10 vota pro, 16 abstenim, 57 kundër.
Po ashtu u miratuan edhe anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të RTSH-së. Osman Mula u zgjodh me 84 vota pro, Pano Xhixho me 82 vota pro. Për Rajmonda Bulkun votuan pro 78 deputetë.
Enio Civici e Zamira Kita u zgjodhën me nga 77 vota pro anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH. Petrit Beci u zgjodh me 76 vota pro anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH. Bujar Kapexhiu u zgjodh me 75 vota pro anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH.
Lorenc Vangjeli u zgjodh anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH me 72 vota pro. Alket Braho zgjidhet me 56 vota pro anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH.
Në krye të Këshillit Drejtues ishte Leka Bungo, por ky i fundit u shkarkua nga Kuvendi së bashku me 11 anëtarët. Vendimi për këto shkarkime erdhi pas shkeljeve të gjetura në procesin e konkurrimit për drejtor të RTSH-së.