Kuvendi ka refuzuar kërkesën e grupit parlamentar të PD për interpelancë me kryeministrin Rama.
PD kërkoi dje që Rama të jepte shpjegime lidhur me aferat e inceneratorëve, pas “arratisë” së të përfshirëve në skandal. Por Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesat e opozitës për mocion me debat dhe interpelancë me kryeministrin. Deputeti Toni Gogu doli në një intervistë për mediat dhe tha se kjo çështje nuk është urgjente, sot pas tre vitesh nuk është më e tillë. Sipas tij, Kuvendi e ka kryer veprimtarinë e vet dhe çështja i ka kaluar drejtësisë.
Menjëherë pas mbledhjes ka reaguar edhe Gazment Bardhi i cili thotë se Zoto dhe Mërtiri vazhdojnë të marrin para.
“Për koleget e mazhorancës fakti që dy mafiozë në arrati, Klidan Zotoi dhe Mirel Mertiri marrin pagesa çdo ditë nuk është një çështje urgjente. Arben Ahmetaj mund të transferojë para nga Shqipëria në Zvicër pa asnjë problem. Nuk ka snjë urgjencë është një çështje që për mazhorancën konsiderohet e ezauruar. Kërkesa për interpelancë kërkonte këtë gjë. Rama duhet të jepte shpjegime se cfarë veprimesh kanë ndërmarrë institucionet shtetërore për të ndalur pagesat për dy personat në kërkim. Do zbatohet kushtetuta dhe rregullorja. Rrethi që kryetarja e Kuvendit e ka futur veprimtarinë parlamentare është një rreth i rrezikshëm. E përsëris shndërrimi i parlamentit nga parlament që mbron interesat e qytetarëve në dyqan që financon arratinë e Klodian Zotos dhe Klodian Mërtirit është e papranueshme., u shpreh Bardhi.