Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 14:00 për të miratuar emrat e rinj të kabinetit qeveritar, të njoftuar nga Rama në Asamblenë e 4 Shtatorit dhe të dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj pak ditë më parë.
Pas miratimit në Kuvend, ministrat do të shkojnë në Presidencë për t’u betuar, për të marrë më pas zyrtarisht detyrën si drejtues të ministrive përkatëse.
Ndryshimet në kabinetin qeveritar:
Ministria e Financave: Ervin Mete zëvendëson Delina Ibrahimajn
Ministria e Jashtme: Igli Hasani zëvendëson Olta Xhaçkën
Ministria e Arsimit: Ogerta Manastirliu zëvendëson Evis Kushin
Ministria e Bujqësisë: Anila Denaj zëvendëson Frida Krifcën
Ministria e Shëndetësisë: Albana Koçiu zëvendëson Ogerta Manastirliun
Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen: Delina Ibrahimaj zëvendëson Edona Bilalin
Ministër për Pushtetin Vendor: Arbian Mazniku