Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e tij për masën e sigurimit personal, Meta: Asnjë suprizë nga Gjykata e Lanës

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pak pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi rrëzimin e kërkesës së tij lidhur me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Në një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, Meta shkruan se nuk është aspak i surprizuar nga “Gjykata e Lanës”, dhe sipas tij Kushtetuesja e zvarriti qëllimisht çështjen për 6 muaj që të vononte dërgimin e çështjes në Strasburg.

“Vlerësimin tim për të e kam thënë që më 2 Mars 2020 kur këta betoheshin te Lana. Por se paku të kenë fare pak dinjitet dhe të mos vonojnë zbardhjen e vendimit të tyre”- thotë ndër të tjera Meta.

Reagimi i Metës:

Asnjë suprizë nga Gjykata e Lanës!

Pasi e zvarriti çështjen prej 6 muajsh, përtej çdo afati të arsyeshëm, me qëllim, vonimin në rrugën tonë drejt Strasburgut, sot tregoi edhe njëherë se kjo Gjykata nuk di të zhgënjejë.

Vlerësimin tim për të e kam thënë që më 2 Mars 2020 kur këta betoheshin te Lana.

Por se paku të kenë fare pak dinjitet dhe të mos vonojnë zbardhjen e vendimit të tyre.

Edhe njëherë i ftoj të gjithë mediat dhe gazetarët, më 27 prill, në seancën e parë të gjykimit në themel, dhe në të gjitha seancat e tjera, ku do të jem ballë për ballë me bandën, që më rrëmbeu në mënyrë banditeske dhe ku do të çmontojmë këtë proces farsë të neveritshëm të drejtësisë me regji.