Rigels Rajku, i njohur për publikun si Noizy, ka reaguar për herë të parë për zjarrvënien që i ndodhi lokalit të tij në Durrës, i dyti rast në pak kohë. Në pranga përfundoi kushëriri i tij, Eraldo Musteqja.
Ai ka publikuar foton e kushëriit, teksa thotë se ata janë rritur bashkë, por Eraldo u bë një besimtar ekstremist që besonte se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe muzika është haram.
“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet sduhet të shesin alkol dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë smund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë.
The beautiful @zins_durres është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro ”, shkruan Noizy.