Kur xhirohej filmi “Skenderbeu”, aktori Mehemet Sharavolli rrëfen emocionet 70 vjet më vonë

Ai është një nga dy aktorët e vetëm nga kasti i filmit “Skënderbeu” që janë ende gjallë për të treguar eksperiencën e tyre.

Mehmet Sharavolli ishte vetëm 13 vjeç në 1953 kur xhirohej filmi i parë artistik dhe historik mbi jetën e heroit tonë kombëtar.

Foton e tij e ka publikuar sot kryetari i bashkisë së Beratit Ervin Demo, i cili shkruan:  

“Plot 70 vjet më parë do xhirohej në Berat filmi “Skenderbeu” dhe Mehemet Sharavolli vetëm 13 vjeç, do luante një pjesë të vogël por shumë emocionuese në hapje të filmit.

Ai sot është në pension dhe ruan me një kujtesë të jashtëzakonshme detajet kur u përzgjodh mes shumë fëmijve dhe porositë e regjisorit Viktor Stratobërdha.”

Filmi “Skënderbeu” u shfaq në Shqipëri në 28 nëntor të vitit 1953 njëkohësisht dhe në Moskë. Në USA 3 korrik 1954 në New York. Si dhe në 10 shtete të Evropës si: Gjermania, Franca, Italia