Fotoja e publikuar dje nga gazetari Flamur Vezaj, ku shihej ish-ministri Saimir Tahiri në qeli ku drekonte me “Eskobarin e Ballkanit” Klemend Balilin dhe kreun e grupit të Bajrave, Safet Bajrin, ka bërë xhiron e rrjetit, duke hedhur akuza të shumta mbi Drejtorinë e Burgjeve.
Por në foto ishite edhe një person tjetër, jo shumë i njohur për publikun. Sipas gazetarit Vezaj, në krah të Tahirit qëndron Klodian Selimi nga Lazarati, i dënuar me 13 vite burg, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Ibrahim Bashës, ish-efektivit të RENEA-s që humbi jetën 8 vite më parë gjatë aksionit në Lazarat.
Në kohën kur u vra Basha, Saimir Tahiri ishte ministër i Brendshëm, teksa në deklaratat e tij dënoi me forcë vrasjen e efektivit dhe këkroi dënim maksimal për autorët. Por, 7 vite më vonë, në 2022-shin (kur është bërë foto), Tahiri u ul në të njëjtën tavolinë dhe drekoi me një nga vrasësit e efektivit.
Si do të ndihen tani familjarët e ish-efektivit Ibrahim Basha? Ndoshta, Tahiri u detyrohet një shpjegim apo një falje, pasi ajo foto do të ngelet si një tjetër njollë në jetën e tij.
“Gjate dites se djeshme postova nje foto nga burgu i Lushnjes mes disa te denuarve! Mes tyre “ish-kampioni” qe “luftoje” krimin Saimir Tahirit, bashke me “eskobarin” Kelmend Balili dhe kreun e bandes se Bajrave, Safet Bajri! Por personi tjeter deri dje ishte i paidentifikuar pasi edhe foto ishte jo cilesore!
Por Sot e konfirmova se personi ne krah te Tahirit eshte Klodian Selimi nga Lazarati i denuar me 13 vite burg si bashke I pandehur ne vrasjen e efektivit te RENEA-se Ibrahim Basha! Ne ceremonin mortore, Tahiri mbajti fjalim te mbushur me emocione! Por 7 vite me pas ne vitin 2022 (kur edhe eshte bere fotoja) ky Tahiri hipokrite drekon me njerin nga bashke autoret e asaj ngjarje! Cfare turpi! Cfare morali!! Si ndihen familja e efektivit te ndjere Basha e koleget e tij”, shkruan ndër të tjera gazetari Vezaj.