Henri Kisinger ishte një sekretar shteti mjaft aktiv gjatë kohës që ai shërbeu në Departamentin Amerikan të Shtetit. Në vitin 1976, amerikanët mësuan se Shqipëria po bëhej gati të prishte marrëdhënien me Kinën komuniste.
Në këtë moment, Kisinger kërkon më shumë informacion nga stafi i tij për Shqipërinë, duke u përqendruar në dy aspekte. Së pari në lidhjet ekonomike të Shqipërisë, dhe së dyti në shëndetin e dy udhëheqësve komunistë shqiptarë, Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu.
Nuhatja e Kisinger fliste për mundësi tensioni në Shqipëri pas ndërprerjes së ndihmës ekonomike kineze pasi nga Memo e përgatitur për stafin e tij, ai kërkon të dijë më shumë nëse Shqipëria do vijojë të ndërtojë ende bunkerë.
Memo e plotë:
Sekret/ 1 shtator 1976
Nga: Departamenti i Shtetit
Drejtuar ambasadave: Paris, Beograd, Bukuresht, Sofie, Romë, Nato
Tema: Një mision tregtar francez në Shqipëri
REF: PARIS 27.539
Departamenti do u jetë mirënjohës për mundësinë për të shtuar njohuritë tona për Shqipërinë dhe po u përcjellim kërkesën për çdo ndihmë ambasadave tona. Ambasadat duhet të sigurojnë informacion për çështjet e mëposhtme si dhe çdo mundësi tjetër:
(A) Cilët janë partnerët kryesorë të tregtisë të Shqipërisë dhe cila është përqindja përkatëse në pjesën e tyre të tregtisë me Shqipërinë? Sa e madhe e sasia e tregtisë së Shqipërisë me anëtarët e CEMA-s?
(B) Cila është niveli aktual i ndihmës kineze dhe a do të vazhdojë të bjerë kjo ndihmë?
(C) Cilat janë rezultatet e vizitës së fundit të misionit tregtar të Shqipërisë në Japoni?
(D) Cilat janë qëllimet e Shqipërisë në rimarrëveshjet 5 vjeçare me Jugosllavinë dhe Greqinë si dhe rinovimit të një marrëveshje të tillë me Rumaninë? Pse Shqipëria nuk ka rinovuar marrëveshjet 5 vjeçare me vendet e tjera anëtare të CEMA-s?
(E) Konfirmoni objektivat e ulëta në planin e gjashtë 5 vjeçar duke e krahasuar me planin 5 vjeçar të 5-të. Sa janë këto objektiva në planin e 6-të dhe a ka ardhur kjo situatë për shkak të uljes së ndihmës nga Kina?
(F) Cila është gjendja aktuale e shëndetit të Enver Hoxhës dhe e Mehmet Shehut? Cila është linja për pasardhësin, qoftë e nënkuptuar apo qoftë e shpallur publikisht?
(G) Cilat janë moshat dhe prejardhja e anëtarëve të rinj të Byrosë Politike? Cili është në krye të forcave të armatosura?
(H) Cilat janë përshtypjet e anëtarëve të komisionit për planet dhe politikat që do të ndiqen nga udhëheqja e re ekonomike? A ndryshojnë ato në mënyrë drastike nga praktika e mëparshme?
(I) A është shfaqur më parë tensioni i brendshëm më herët se viti i ndërtimit të bunkerëve dhe mbrojtjeve të tjera?
Kissinger