Kupa e Shenjtë, historia e vërtetë prapa relikes së famshme të Krishterimit

Kupa ose Graali i Shenjtë është e lidhur me Darkën e Fundit dhe kryqëzimin e Jezu Krishtit. Por origjina e tij mund të gjurmohet deri tek mitet kelte para-kristiane. Në legjendën e Mbretit Artur, tregohet sesi kalorësit sillen vërdallë nëpër zonat rurale të Anglisë në kërkim të Graalit të Shenjtë.

Ky objekt i çmuar, që dikur u prek nga buzët e Jezu Krishtit,supozohej se mund t’i dhuronte rininë e përjetshme atij që e zotëronte. Por a është i vërtetë Graali i Shenjtë? Dhe nëse po, ku gjendet ai? Këto pyetje kanë munduar prej vitesh historianë, studiues dhe shkrimtarë.

Kupa e Shenjtë përmendet jo vetëm në legjendat e Mbretit Artur, por edhe në poezitë e Mesjetës, në librat më të shitur të shkrimtarit bashkëkohor Den Braun si dhe në shumë filmadhe dokumentarë. Së fundmi, mbi reliktin diskutohet në serialin dokumentar të rrjetit Netflix të këtij viti “Mysteries ofthe Faith” (Misteret e besimit).

Por historia e vërtetë e objektit, është po aq interesante saedhe vendndodhja e tij. Shkrimet biblike përmendin disa herë Darkën e Fundit, gjatë së cilës Jezu Krishti i udhëzoi dishepujt e tij të pinin verë nga një kupë, e cila ishte “besëlidhja e re,bazuar tek gjaku im”. Por Bibla përmban vetëm disa referenca kalimtare.

Siç e shpjegon uebsajti i njohur Christianity.com, nuk ka asnjë varg biblik që përshkruan në mënyrë specifike Kupën e Shenjtë apo fuqinë e saj. Gjithsesi në shkrimet e shenjta,ekzistojnë disa rreshta që mund t’i referohen potencialisht objektit të veçantë.

Për shembull tek Luka 22:20, që përshkruan Darkën e Fundit, Jezusi merr një kupë dhe u thotë dishepujve të tij:”Kjo kupë,është besëlidhja e re në gjakun tim, që është derdhur për ju!”.Po ashtu tek Marku 15:23,tregohet sesi Jezusit i ofrohet të pijëuthull gjatë kohës që ai ishte i gozhduar në kryq.

Sidoqoftë, nuk ka asnjë referencë të drejtpërdrejtë mbi Graaline Shenjtë. Atëherë, si ka mundësi që u konsiderua si një relikee krishterë me shumë peshë? Edhe pse ideja e një Grali të Shenjtë mund të vijë nga traditat pagane kelte dhe romake, ajo u përfshi në legjendën e krishterë gjatë periudhës së Mesjetës.

Librit i papërfunduar i Kretjë Dë Trua ose Perseval, Conte del Graal (Historia e Graalit), e cilësoi për herë të parë kupën si një objekt hyjnor në vitin 1180. Dy dekada më vonë, Robert Dë Boro e lidhi Graalin e Shenjtë, Darkën e Fundit dhe kryqëzimin e Krishtit në poezinë e tij “Jozefi i Arimatesë”.

Kjo poezi por edhe vepra dhe të tjera, e integruan Graalin e Shenjtë në legjendën e Mbretit Artur. Ato përshkruajnë se si kalorës si Perseval dhe Sër Galahadi, e kërkuan intensivisht objektin hyjnor, që konsiderohet si një enë me fuqi të jashtëzakonshme. Nga ai moment, Graali i Shenjtë – dhe kërkimi mbi të – u shndërruar në një gur-themeli i letërsisë perëndimore.

Por nëse Graali i Shenjtë është një objekt real, ku gjendet ai?Tregimet e ndryshme e vendosin Graalin e Shenjtë në vende të ndryshme. Në filmin “Indiana Xhons dhe Kryqëzata e Fundit”, kupa gjendet në “Kanionin e Gjysmëhënës” nërrënojat e qytetit të lashtë të Petras në Jordani.

Ndërkohë në librin “Kodi i Da Vinçit” të Den Braun, Graali i Shenjtë nuk është aspak një objekt, por një referencë për barkun e Maria Magdalenës. Mite të tjera, përmendim vende të tjera. Disa legjenda arturine, pretendojnë se Jozefi i Arimatesë e çoi objektin në Glastonbëri të Anglisë duke e groposur diku nën dhe.

Ata që e besojnë këtë legjendë, mendojnë se është kjo arsyeja pse ujërat në zonë janë në ngjyrë të kuqe, sepse sipas tyre ato lëvizin përmes gjakut të Krishtit. Por shkencëtarët thonë se kjo ndodh vetëm për shkak të sasive të mëdha të oksidit hekurit në zonë, që ka ngjyrë të kuqe.

Në përgjithësi, tezat se ku mund të gjendet Graali i Shenjtë ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra. Disa besojnë se kupa ka humbur në kanalizimet e Jerusalemit. Të tjerë supozojnë se është e fshehur diku në Amerikë. Por ka pasur pretendime se Graali i Shenjtë është “gjetur” tashmë në qytetin antik të Antiokisë në Toledo të Spanjës, në Ohajo të SHBA-së, si dhe në 200 vende të tjera në të gjithë Evropën.

Në vitin 2014, një libër me titull “King of the Graal”(Mbretërit e Kupës), pretendoi se një kupë e kashtë që ruhet ende në Bazilikën e Shën Isidorit në qytetin Leon në Spanjë, mund të jetë objekti i famshëm me fuqi hyjnore. Autorët e tij pretenduan se kishin gjetur prova në disa dorëshkrime tëlashta egjiptiane se Graali i Shenjtë u dërgua nga Jerusalemi në Kajro.

Atje ai ra në duart e një emiri (princi mysliman) që sundonte në Spanjë. Dyshohet se ai ia dha kupën mbretit spanjoll Ferdinand, dhe më vonë kupa përfundoi në bazilikën e Shën Isidorit në shekullin XI-të. Analizat tregojnë se kupa është prodhuar midis viteve 200 Para Erës Sonë dhe 100 të Erës Sonë.

Ky fakt shkencor dhe dokumentacioni historik, i nxit autorëttë hedhin tezën se kupa ishte në fakt një filxhan, që u përdor në Darkën e Fundit (megjithëse është e pamundur të përcaktohet nëse Jezusi piu apo jo prej saj). Por Bazilika e Shën Isidorit, nuk është e vetmja kishë spanjolle që pretendon se zotëron Grailin e Shenjtë.

Një pretendim i ngjashëm vjen nga Katedralja e Valencias. Drejtuesit e saj pretendojnë se Kupa e Shenjtë u dërgua nga Jerusalemi në Romë nga Shën Marku, një dishepull i Shën Pjetrit. Në Romë ajo u përdor nga papët e hershëm (përfshirë Shën Pjetrin, të cilin tradita katolike romake e përcakton si Papa i parë) për të kryer ritin e shenjtë të Eukaristisë.

Më pas objekti u zhvendos në Spanjë në shekullin XV. Dhe ashtu si me rastin e kupës në kishën e Leon, ka prova fizike që mund të mbështesin edhe pretendimin e Valencias. Një studimi kryer në vitet 1960, zbuloi se kupa në fjalë është bërë nga një lloj i caktuar guri agat, i cili gjendej vetëm midis Palestinës së lashtë dhe Egjiptit.

Po ashtu, ajo daton midis shekullin I ose II Para Erës Sonë, dhe studiuesit thonë se kupa i ngjan një kupe hebreje që quhetkiddush, ose kupë bekimi, dhe mendohet se është ajo që ka përdorur ndoshta Jezusi në Darkën e Fundit.

Sigurisht, me kaq shumë pretendime të tilla, është e vështirë të përcaktohet se cila kupë është vërtet e shenjtë. Nisur nga kjoamulli, ka studiues që e cilësojnë si të pavlerë kërkimin e saj. “Legjenda e Graalit është një shpikje letrare e shekullit XII,pa baza historike. Nuk mund të kërkojmë diçka që nuk ekziston”-thotë Karlos Ajala, një historian nga Madridi ispecializuar mbi epokën e Mesjetës.

Burimi: https://allthatsinteresting.com/holy-grail