Teksa të enjten në seancën plenare pritet të votohet drafti i Partisë Socialiste për Reformën e re Territoriale, kanë nisur edhe kundërshtimet e para brenda mazhorancës.
Burime për mediat bëjnë me dije se Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj kanë dalë kundër draftit të PS-së, që synon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46.
Nëse të dy do të votonin kundër kësaj reforme në seancën plenare, kjo do të thotë se Partia Socialiste nuk do t’i kishte 84 votat e mjaftueshme për ta miratuar, edhe nëse me të do të bashkoheshin 3 deputetët e PSD-së.
Nuk dihet nëse kryeministri Rama do të arrijë t’i bindë Braçen dhe Sinajn të votojnë pro kësaj Reforme, apo miratimi i kësaj ndarje të re administrative do të dështojë, duke bërë që në zgjedhjet të shkohet sërish me 61 bashki.