“Ku shkon ti me këtë shpejtësi?” Mërnica tregon konflikti me policin që vrau, shkoi të daja se i hahej bukë, ai kishte njoftuar RENEA-n

Azgan Mërnica, 23 vjeçari që vrau efektivin Novruz Cenalia 3 ditë më parë, fshihej në pyllin e Semanit, sipas policisë së Fierit.

Mbremjen e djeshme ai ka shkuar me këmbë nga kjo zonë drejt banesës së dajës së tij, me këtë të fundit që kishte njoftuar RENEA-n, në mënyrë që i riu të vetëdorëzohej.

Më herët u zbulua edhe dëshmia që 23 vjeçari dha para bluve të Fierit. Për grupin hetimor ai ka treguar se efektivi e kishte ndaluar pasi ishte me shpejtësi. Më tej në dëshminë e tij, ai thotë se polici ia bëri me dorë por, kujtoi se e shau dhe për këtë arsye doli jashtë makinës.

Në momentin që efektivi ishte kthyer me shpinë, 23-vjeçari ka treguar se kishte nxjerrë armën nga çanta dhe e qëlloi me një plumb mbrapa në kokë, duke i marrë jetën.

“Unë isha duke ikur me makinë nga qyteti në fshat. Kisha marrë makinën e dajës dhe do të çoja edhe nënën te daja. Isha shpejt dhe ndërkohë shkëmbehen me makinë me policin i cili shkonte nga fshati në qytet dhe pothuajse sa nuk u përplasa me të. Ai më bëri me shenjë ndalo. Kam zbritur nga makina, ka zbritur edhe ai nga makina, aty kemi bërë llafe. “Ku shkon ti me këtë shpejtësi?” Kur më bëri me dorë polici, mendova se më shau dhe u nxeha. Në momentin që ai u kthye të hipte në makinë, unë nxora pistoletën nga çanta dhe e qëllova në kokë nga pas.

Pastaj shkova te daja, lashtë makinën atje. Dhe pastaj kam ecur nëpër fusha në këmbë, nëpër disa kanale. Kam qëndruar në këto kanale, duke lëvizur nëpër kanale për 48 orë. Në momentin që e shikoja që s’kisha ku shkoja dhe po më hahej dhe bukë se kishte 2 ditë pa bukë, shkova te shtëpia e dajës, dhe ata kishin njoftuar ndërkohë policinë se kishin hall se do më vriste RENEA, erdhën më mori një polic shefi i krimeve të Fierit dhe vajta në drejtori”- është shprehur autori.