U rrëmbyen në Kosovë, 3 policët dalin përpara gjykatës serbe

Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga serbët ka tensionuar më tej situatën mes dy vendeve, pas trazirave të javëve të fundit në veri.

Ndërkohë që ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për lirimin e tyre avokati serb Çedomir Stojkoviq, i cili sipas mediave në Kosovë është ai që po merret me rastin e tyre, është shprehur se tre policët janë aktualisht duke dhënë deklarimet e tyre para Prokurorit të Lartë Publik në Kraljevë.

Stojkoviç thotë tre policët janë aktualisht duke dhënë deklarimet e tyre para Prokurorit të Lartë Publik në Kraljevë.Mesditën e sotme, deri në orën 12.30 Gjykata duhet të vendosë për ta, nëse do të qëndrojnë në paraburgim, gjithmonë nëse edhe prokurori e kërkon këtë masë, apo akuza ndaj tyre do të shuhet dhe ata do kthehen në Kosovë.

Avokati serb, i cili e përshkruan veten si pro perëndimor, ka thënë se sipas “Marrëveshjes së Brukselit, Serbia e trajton Policinë e Kosovës si forcë të armatosur legale. Prandaj, nëse pjesëtari i asaj policie gjendet me armë në territorin e Serbisë pa i shkelur ligjet tjera, ai nuk mund të arrestohet, sepse statusi i tij për Serbinë është po aq i ligjshëm sa statusi i policisë së Republikës së Serbisë”.

Por, në fakt Serbia po bën të kundërtën duke e shkelur këtë marrëveshje, pasi prej 48 orësh tre policët janë arrestuar dhe rrëmbyer nga forca speciale “Kobra” e ushtrisë serbe, madje duke cënuar integritetin territorial të Kosovës.