Kryesia e PD merr vendimin: Të premten do të shkojmë në Kuvend! Kërkohet ngritja e dy komisioneve hetimore

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që ditën e premte do të shkojnë në Kuvend. Ky ka qenë vendimi që është marrë sot gjatë mbledhjes së Kryesisë, ky kryedemokrati Sali Berisha u kërkoi më herët demokratëve që të futen në Kuvend, pavarësisht se nuk njohin rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit, ku PD fitoi 50 mandate, ndërsa Partia Socialiste 83 ulëse në Kuvend.

Ndërkohë mësohet se është marrë vendimi për një betejë politike në Parlament dhe nisjen e protestave për të rrëzuar qeverinë Rama 4.

Gjatë kësaj mbledhjeje, është diskutuar edhe për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare: një për zgjedhjet dhe një për çështjen McGonigal.

Më herët, ishte Berisha që deklaroi se forca e tij politike do të shkojë në Parlament, pavarësisht se nuk njeh zgjedhjet.

“Nuk është një variant, po u them demokratëve që mendojnë të mos futemi në Parlament. Jo, nuk është më mirë. Në një diktaturë, duhet të falënderosh zotin që të jep mundësinë ta luftosh atë. Në këtë diktaturë, e pëson si Salianji, por nuk mund ta mohojmë që mundësitë për ta luftuar janë. Dhe kërkohet angazhim e përkushtim shumë më i madh, nga secili prej nesh”, tha Berisha në mbledhjen e kryesisë së PD.