Prokuroria e Shkodrës ka njoftuar këtë të hënë, se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq katër persona të akuzuar për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, me pasoja të rënda.
Prokuroria njofton se nga hetimet u arrit të provohet se shtetasit Arsuel Curaj, Alma Guraj, Gezim Guraj, dhe Vladimir Jaca në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer kontrata (shkëmbime pronash, dhurime dhe shitje) dhe veprime bankare fiktive me qëllim pastrimin e produkteve penale në shumën prej 500 000 (pesëqind mijë) euro.
Shuma prej 500 mijë euro është sekuestruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.
Njoftimi:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit Arsuel Curaj, Alma Guraj, Gezim Guraj, dhe Vladimir Jaca, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 287/3 i Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1280, të vitit 2021 u arrit të provohet se shtetasit Arsuel Curaj, Alma Guraj, Gezim Guraj, dhe Vladimir Jaca në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer kontrata (shkëmbime pronash, dhurime dhe shitje) dhe veprime bankare fiktive me qëllim pastrimin e produkteve penale në shumën prej 500 000 (pesëqind mijë) euro, shumë që është sekuestruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.