Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për një masë më të lehtë sigurie kundrejt garancisë pasurore prej 50 mijë eurosh.
Ankimi ishte bërë nga avokati i Metës, Kujtim Cakrani për zëvendësimin e masës “arrest shtëpie” me një masë tjetër.
Ilir Meta, i arrestuar në tetor të 2024-ës, akuzohet për tre vepra penale: fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.
Të njëjta akuza rëndojnë edhe ndaj ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, e cila ndodhet në masën “detyrim paraqitje”.
Vendimi i Apelit të GJKKO:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë 04.05.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 120 akti, datë 22.04.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit I.M: “Ankim kundër vendimit nr. 242, datë 24.03.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit personal të arrestit në burg, në një masë tjetër: arrest në shtëpi, garanci pasurore, detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, ose ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe vendosi:
– Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i pandehuri I.M., nëpërmjet mbrojtësit av. Kujtim Cakrani, ndaj disponimit nr. 242, datë 24.03.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
– Ky vendim t’i njoftohet palëve.
– Ndaj këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë.
Tiranë, më 04.05.2026.