Kryeministri Rama shtyn takimin me emigrantët shqiptarë në Londër

Kryeministri Edi Rama ka shtyrë takimin e tij me emigrantët në Londër. Takimi i parashikuar në 2 qershor, është shtyrë në një moment të dytë, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Nuk dihet se kur do të mbahet takimi me shqiptarët që jetojnë në Angli, por sipas mediave pritet që të zhvillohet në shtator.

Më herët Rama ka zhvilluar turin e tij në Athinë dhe Milano ndërsa ndalesa e radhës do të jetë Duseldorfi i Gjermanisë.

Rikujtojmë se sa i takon takimit me emigrantët në Athinë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e quajti të papërshtatshëm ndërsa autobusë nga Shqipëria u nisën drejt kryeqytetit grek për të mbushur sallën ku u organizua takimi.

Ndërkohë dy ditë para takimit në Milano të Italisë, emigrantët protestuan para ambasadës shqiptare duke kërkuara që të votojnë në zgjedhjet e 2025-ës.