Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha të hënën presidentit amerikan Donald Trump se e kishte nominuar atë për Çmimin Nobel për Paqe, duke i dorëzuar Trump një letër nominimi gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke e falenderuar për përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme.
“Ai po krijon paqe. Prandaj, dua t’ju paraqes, z. President, letrën që i dërgova Komitetit të Çmimit Nobel. Ajo ju nominon për Çmimin e Paqes, i cili është plotësisht i merituar. Duhet ta merrni”, tha Netanyahu.
Duke folur me gazetarët në fillim të takimit të tyre, Netanyahu tha se Izraeli po punonte me Shtetet e Bashkuara për të gjetur vende që do t’u jepnin palestinezëve një të ardhme më të mirë.
Kjo ishte vizita e tretë e Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë që prej rikthimit të Trump në presidencë dhe erdhi në një moment kritik, pas një armëpushimi të arritur muajin e kaluar që i dha fund një konflikti 12-ditor mes Izraelit dhe Iranit.
“Nuk mendoj se ka ndonjë pengesë. Gjërat po ecin shumë mirë,” deklaroi Trump në fillim të takimit, i pyetur në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi.