Kryeministri Edi Rama pret Sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron me telefon në dorë fotografon pikturat e kreut të qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë mesditë Sekretarin e Jashtëm Britanik David Cameron, i cili ndodhet sot në vendin tonë për një vizitë zyrtare.

Rama teksa ndau pamjet e takimit me Cameron, e kosideroi atë si një mik të çmuar të Shqipërisë.

Ndërkohë Cameron shihet me telefon në dorë teksa fotografon pikturat e Ramës, të cilat ndodhen në zyrën e kryeministrit.

“Kënaqësi të mirëpres Lord David Cameron, Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonëealth-it dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, një mik i çmuar i Ballkanit Perëndimor dhe posaçërisht Shqiptarisë”, shkruan Rama, i cili ka publikuar edhe pamjet e pritjes.

Pas Ramës, Cameron do të takohet me Bajram Begajn, i cili do ta presë në Presidencë në orën 14:30. Ndërkohë, ambasada britanike deklaron se fokusi i bisedimeve do të jetë emigracioni i paligjshëm.