Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli paraqitet sërish në SPAK: Solla disa dokumente

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli është paraqitur sërish ditën e sotme në SPAK.

Jashtë Prokurorisë, Suli tha për gazetarët se erdhi për të sjellë disa dokumente që kanë të bëjnë me kallëzimin për tenderin e Rindërtimit.

“Erdha për të sjellë disa dokumente,” tha Rakip Suli.

Rakip Suli është nën hetim për abuzim me fondet për tërmetin. Kryebashkiaku i Kamzës u paraqit për herë të parë në SPAK më 6 nëntor për t’u marrë në pyetje në lidhje me akuzat.

Pas marrjes në pyetje nga Prokuroria e Posaçme, ai deklaroi se është fat që erdhi kjo ditë, ku çdo person jep llogari para drejtësisë.

Ndaj Rakipit Sulit dhe zyrtarëve të tjerë, SPAK po kryen hetimet për disa vepra penale, siç janë “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike