Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako paraqitet në SPAK

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, është paraqitur mesditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se ajo do të pyetet në lidhje me aferën e inceneratorëve, për kontratat që institucioni që ajo drejton ka lidhur me kompanitë e inceneratorëve.

Më herët në SPAK për të njëjtën çështje u paraqit edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, i cili u pyet për rreth 3 orë nga prokurorët e posaçëm.

Dy ditë më parë u thirr edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, ndërkohë që hetimet për këtë çështje janë drejt fundit, ndaj pritet që SPAK të lëshojë urdhër arreste edhe për zyrtarë të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë aferë.