“Krimet po bëjnë kërdinë, halli i policisë është si t’i fshehë”, Salianji: Ku është fshehur ministri i Brendshëm?

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë tronditur vendin tonë, ku ka patur të paktën 6 jetë të humbura dhe 5 të plagosur.

Në një postim në Facebook, Salianji thotë se krimet po bëjnë kërdinë ndërsa halli i policisë është t’i fshehë ato.

Deputeti shkruan se Policia e politizuar po politizohet dhe më tej, për të dhënë mesazhin tek banditët që më kriminelët mbrohen! Parandalim as që bëhet fjalë por policia nuk kap dot as kriminelët ordinerë, oligarkët e krimit ndërkohë emërojnë drejtuesit dhe caktojnë shefat e policisë!

Reagimi nga Ervin Salianji

Rendi dhe siguria publike në pikiatë, vrasjet, plagosjet, vjedhjet po bëjnë kërdinë ndërkohë që halli më i madh i policisë politike është si të mbulojë, manipulojë dhe fshehë krimet!

Policia e politizuar po politizohet dhe më tej, për të dhënë mesazhin tek banditët që më kriminelët mbrohen! Parandalim as që bëhet fjalë por policia nuk kap dot as kriminelët ordinerë, oligarkët e krimit ndërkohë emërojnë drejtuesit dhe caktojnë shefat e policisë!

Vetëm çlirimi i policisë nga prangat e krimit dhe rikthimi i saj në shinat e ligjshmërisë rikthen besimin tek punonjësit e policisë dhe e kthen policinë e shtetit në shërbim të interesave të qytetarëve dhe jo në interesa të bandave!

Ndërkohë që krimi ka marrë dhenë në rrugë ministri i brëndshëm as dihet ku është fshehur!