Një ngjarje e rëndë ndodhi një muaj më parë në Shkodër ku 34 vjeçari Kolë Manaj, vrau me armë zjarri bashkëjetuesen e tij Anila Prendushi. Më pas ai vrau veten.
Një krim pasioni që tronditit të gjithë ata që njihnin si 34 vjeçarin, ashtu edhe Anilën, e cila u vra nga njëriu që ajo kishte dashur për vite me radhë.
Ngjarje të tilla kanë ndodhur shpesh në vendin tonë, të shumta janë edhe në botë.
Një krim pasioni është një vepër kriminale e kryer nën ndikimin e një emocionale të fortë, shpesh të lidhur me dashurinë, xhelozinë ose zemërimin. Ky lloj krimi ndodh zakonisht kur një individ vepron pa menduar qartë, shpesh për të reaguar ndaj një situate që shkakton një ndjenjë të fortë emocionale, si tradhtia ose ndarja nga një partner.
Në raste të tilla, individi mund të humbasë kontrollin dhe të kryejë një krim të dhunshëm, si vrasje apo sulm, i cili mund të konsiderohet si rezultat i pasionit të momentit.
Edhe në rastin më te fundit, Kolë Manaj vrau Anila Prendushin pasi kjo e fundit kishte kërkuar ndarjen, por i riu nuk e pranonte. Dhe nga një dashuri u kthye në një tragjedi.
Një tjetër rast i rëndë mes shumë që kanë tronditur vendin është ai i gjyqtares Fildez Hafizi, që u vra nga ish bashkëshorti.
Fadil Kasa qëlloi me armë ish-bashkëshorten e tij gjyqtaren Fidel Hafizi nënën e dy fëmijëve të tij, në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, menjëherë pasi kjo e fundit kishte dalë nga parukieria. Ngjarja e bujshme do trondiste mbarë opinionin publik ku reagimet ishin të shumta. Shkak për vrasjen ishte mospranimi i divorcit nga ana e Kasës, i cili prej shumë kohësh përndiqte dhe kërcënonte gjyqtaren. Kjo e fundit kishte kërkuar urdhër mbrojteje ndaj ish-bashkëshortit, por pavarësisht kësaj, ajo nuk arriti ti shpëtonte dot vdekjes.
Apo edhe vrasja e 19 vjeçares Xhuljeta Çuni, që jetën ia mori ish i dashuri i saj, Xhafer Mata, i cili nuk pranonte ndarjen.
Për fatin e keq, ngjarje të tilla vijojnë të ndodhin ende, por tronditja dhe frika që lënë pas është shumë e madhe. Frika se njëriu që ti ke dashur, i je dedikuar, keni kaluar bashkë momente të bukura, kthehet në vrasësin tënd.