Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë. Mediat vendase shkruajnë se një nënë ka vrarë dy djemtë e saj adoleshentë dhe më pas i ka dhënë fund jetës.
Tragjedia familjare ka ndodhur në banesën e tyre në Villingen-Schwenningen të Gjermanisë. Policia gjermane tha se një grua 45-vjeçare mësohet se ka vrarë fillimisht dy djemtë e saj dhe më pas veten.
Ka qenë bashkëshorti dhe babai i fëmijëve, i cili ka gjetur të pajetë në banesë gruan e tij dhe dy djemtë e mitur.
Grupi hetimor gjeti një thikë në banesë me të cilën dyshohet se nëna vrau dy dmejtë e saj dhe më pas veten.
Autoritetet ligjore kanë marrë në pyetje fqinjët e familjea, ndërsa kanë mbledhur të gjitha provat e mundshme, të cilat mund të çojnë në zbardhjen e plotë të krimit të trefishtë në familje.