Kreu qitje me automatik larg banesave, arrestohet 36 vjeçari në Poliçan

Një i ri është arrestuar nga Policia e Poliçanit pasi u zbulua se ka kryer qitje me automatik, në një zonë jashtë zonave të banuara.

Elsit Molla, 36 vjeç, banues në Otllak, Berat, përfundoi në pranga. Pas informacionit që mori, policia kreu një kontroll në makinën e tij ku u sekuestrua arma automatic dhe 4 gëzhoja.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.