Kreu marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare, arrestohet 27-vjeçari në Fier pas denoncimit nga nëna e të miturës

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Ka qenë nëna e vajzës 12-vjeçare ajo që ka kallëzuar në polici për rastin, teksa ende nuk dihen më shumë detaje.

Policia po vijon veprimet në lidhje me denoncimin e nënës së 12-vjeçares.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë vunë në pranga shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Fier, pasi ka kallëzuar një shtetase se 27-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj, 12 vjeçe. Vijojnë veprimet për verifikimin e këtij kallëzimi”, njofton policia.