Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
Ai ka mbërritur në këtë institucion rreth orës 08:50, dhe ka hyrë në ambiente të SPAK pa dhënë asnjë deklaratë për mediat.
Myzyri është një nga vartësit e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Aktualisht nuk dihen ende arsyet e thirrjes së tij në SPAK.