Kryetari i Autoritetit Rrugor Shqiptar Gentian Gjyli është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Kjo është hera e dytë, që titullari i ARRSH-së shkon në SPAK. Ai është pyetur më parë për tenderat e dhëna për ndërtimin e rrugëve.
Gjyli u caktua në krye të ARRSH në mars të vitit të kaluar pas arrestimit me urdhër të SPAK të ish-drejtorit, Evis Berberi.
Kujtojmë se Berberi, i konsideruar një prej njerëzve më të afërt të zv.kryeministres Belinda Balluku, u arrestua me akuzën se përgjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe në krye të Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka dhënë 6 tendera komapnisë së tij “DAAM, të cilën ai e zotëronte në mënyrë indirekte.
Pak ditë më parë në SPAK u paraqit edhe kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, vartës i minsitres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.