Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli është paraqitur paraditen e kësaj të martë në Prokurorinë e Posaçme. Paraprakisht mësohet se ai është pyetur nga prokurorët e posaçëm lidhur me hetimet që po zhvillohen për abuzimet me tenderat e rrugëve. Ai qëndroi 2 orë në SPAK dhe pasi doli nuk u ndal në një komunikim për gazetarët.
Gjyli u caktua në krye të ARRSH në mars të vitit të kaluar pas arrestimit me urdhër të SPAK të ish-drejtorit, Evis Berberi.
Kujtojmë se Berberi, i konsideruar një prej njerëzve më të afërt të zv.kryeministres Belinda Balluku, u arrestua me akuzën se përgjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe në krye të Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka dhënë 6 tendera komapnisë së tij “DAAM, të cilën ai e zotëronte në mënyrë indirekte.