“Korrupsioni të tejkalohet me ndihmën e SPAK”, mesazhi i zyrtares së DASH për Shqipërinë: Po e mundët, futeni në BE

Drejtoresha për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Collen Hyland evidentoi korrupsionin në Shqipëri si një problem madhor dhe zhdukja e këtij fenomeni si e vetmja rrugë për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Deklarata e zyrtares së lartë të DASH u bë gjatë konferencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, ku tha se problemi i korrupsionit duhet të tejkalohet me ndihmën e Prokurorisë së Posaçme.

Teksa shprehu mbështetjen e SHBA-ve për vendin tonë, zyrtarja amerikane u ndal edhe te procedurat e dhënies se tënderave, ku tha se duhet të menaxhohen më mirë ku duhet t’i jepet ofertuesit më të mirë në bazë të kritereve.

“Korrupsioni është një çështje e madhe jo vetëm në Shqipëri apo Ballkan. Ky problem duhet tejkaluar me ndihmën e SPAK. Nëse vendi mund korrupsioni do të integrohej në Bashkimin Europian dhe do të thithte investime. Duhet të mbani ne kontroll korrupsioni dhe ndryshmet ligjore që bëni duhet të jenë përputhje me BE. Në si SHBA do ju mbështesim.

Korrupsioni duhet të mbahet nën kontroll sepse ligjet duhet të përditësohen dhe të sillen në përputhje me standardet e BE. Ju nevojitet ky fokus dhe ky vendosmëri dhe ne do ju mbështesim për këtë. Nëse Shqipëria ka për të bërë përpara nuk mund të përparojë e vetme dhe ne duam të jemi partnerë të Shqipërisë, BE dëshiron të jetë partner i Shqipërisë. Ajo që ne nxisim dhe inkurajojmë është që Shqipëria të marrë në konsideratë cilësinë e investimeve që mund të vijnë në rrugë të saj. Gjithashtu natyrën e qëndrueshme të marrëdhënieve që zhvillohen, a janë ato në përputhje me idealet tuaja kulturore? A ka një element të sigurisë kombëtare që duhet marrë në konsideratë, sepse ligji thotë nëse ju do të ndiqni psh në një tender fiton kompania që ofron çmim më të ulët, nëse ku ofertues do të ishte nga një vend që nuk ofron një cilësi sipas standardeve që duhet, duhet të siguroheni që të keni një mekanizëm ligjor që të merrni ofertuesin më të mirë në bazë të kritereve”- tha ajo ndër të tjera.