KORRUPSIONI me Koncesionin e Sterilizimit, SPAK njoftim zyrtar: Klodjan Rjepaj ka falsifikuar dokumentat, Ilir Rrapaj ka mashtruar shtetin

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me njoftim zyrtar përsa i përket urdhër-arresteve të nxjerra për korrupsionin në koncesionin e sterilizimit, të firmosur në vitin 2015 dhe që do t’i kuhstonte shtetit 100 milionë dollarë.

SPAk njofton se kallëzimi është kryer në 13 Janar 2020 për veprat penale  të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në lidhje me procedurën e dhënies me koncension “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjeksor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, nga Ministria e Shëndetësisë.

Pas regjistrimit të procedimit penal, SPAK bën me dije se nga ana e policisë gjyqësore janë kryer një numër jashtëzakonisht i madh veprimesh hetimore në analizë të të cilave (deri në këtë fazë të hetimit) me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme me vendimin nr.49 akti datë 23.06.2023 ka vendosur si më poshtë vijon:

  1. Caktimin ndaj personit nën hetim Klodian Rjepaj të masës së sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
  2. Caktimin ndaj personit nën hetim Ilir Rrapaj, të masës së sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.
  3. Caktimin ndaj personit nën hetim Marsela Serjanaj të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
  4. Caktimin ndaj personit nën hetim Saimir Kadiu të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
  5. Caktimin ndaj personit nën hetim Arben Gjata të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
  6. Caktimin ndaj personit nën hetim Pertef Mersini të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
  7. Caktimin ndaj personit nën hetim Genc Burazeri të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.
  8. Caktimin ndaj personit nën hetim Naile Ajazi të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumenvete” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

Vendimi për caktimin e masave të sigurimit personal është ekzekutuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Hetimet vazhdojnë në drejtim të evidentimit të përgjegjësisë penale të personave të tjerë të cilët gjatë kësaj procedure kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës.