Korçë, tre efektivë policie shpëtojnë nga flakët një 72-vjeçar

Tre efektivë të Policisë së Korçës kanë shpëtuar jetën e një 72-vjeçari pasi zjarri përfshiu banesën e tij në një lagje periferike të qytetit.

Efektivët Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari hynë mes tymit dhe flakëve për të nxjerrë të moshuarin, i cili ndodhej i vetëm në shtëpi në momentin e ngjarjes.

Zjarri u vu nën kontroll nga shërbimi zjarrfikës, ndërsa i moshuari u transportua menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe zjarrfikësit po hetojnë shkaqet e zjarrit.