Kreu i PD, Sali Berisha ka reagua lidhur me kontrollin që agjentët e BKH-së ushtruan në një apartament që ndodhet në godinën ku është edhe qendra Harabel, ku Ajola Xoxa është bashkëthemeluese.
Në një postim në rrjete sociale, Berisha pretendon se kontrolli blic është kryer në “apartamentin e fshehtë të çiftit Veliaj”.
Sipas kreut të PD janë gjetur gjatë këtij kontrolli qindra fatura, dhjetëra kontrata dhe sasi e madhe parash cash.
Kujtojme se Gjykata e Posaçme pranoi një kërkesë të SPAK dhe urdhëroi kontroll në një apartament në Tiranë, që besohet se përdorej nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ndaj të cilit po zhvillohen hetime për 4 vepra penale.
Postimi i Berishës:
Kontroll blic në apartamentin e fshehtë të çiftit Veliaj. Gjenden qindra fatura, dhjetëra kontrata dhe sasi e madhe kesh.
Më poshtë lexoni mesazhin e qytetarit dixhital:
Përshëndetje dr.
Dje ne ora 13:00 është kontrolluar nga BKH në një operacion blic një apartament i fshehtë i çiftit Veliaj mbi qendrën Harabel.
Sipas Nesti Angonit, ky ishte apartamenti i kesh-it të tyre.
Në apartament është gjetur grumbuj me fatura, me dosje të shumta kontratash, por edhe kartona plot me euro. Të gjitha janë sekuestruar së bashku me kompjuterët dhe pajisjet e tjera dixhitale. Kontrolli u bë nën mbrojtjen e rreptë të policisë dhe vendim të gjykatës!