Kontrabandë dhe pastrim parash, SPAK mbyll dosjen për 12 persona, mes tyre edhe shoferi i Ardi Veliut

Elton Qyno

Një hetim i nisur përmes bashkëpunimit me autoritet Franceze, ka konkretizuar në SPAK dosjen penale kundër 12 personave, mes të cilëve dhe Sokol Idrizaj ish-shoferit personal të Ardi Veliut, i cili mbante më parë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Rasti është ndjekur nga zv/drejtuesi i SPAK Adnand Xholi, ku pas një vit hetime tashmë çështja kundër 18 të pandehurve është dërguar në gjykatë për “kontrabandim të mallrave të vjedhura” kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të Strukturuar kriminal” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Grupi kriminal ku bënte pjesë Sokol Idrizaj, gruaja e tij dhe dy vajzat, transportonin nga Franca në Shqipëri, bizhuteri të vjedhura dhe këtë gjë e kanë bërë në dhjetëra raste të dokumentuara.

Ora, byzylykë floriri, laptopa, telefona, varëse dhe bizhuteri të ndryshme silleshin në Shqipëri përmes çantave dhe më pas shiteshin në argjendari e dyqane të ndryshme në Tiranës.

Mes personave të pandehur, është Sokol Idrizaj, ish-shoferi i Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Të pandehur për kontrabandim të mallrave të vjedhur dhe pastrim parash, janë gruaja dhe vajza e Sokol Idrizaj.

Gazetari i “Ora Neës”, Elton Qyno, zbulon se deri në këtë fazë të hetimit i pandehur është marë Agustin Mesuli, nga qyteti i Lezhës, i cili është administrator i agjencisë së udhëtimit “Erdisa Tours”.

Hetimi ka provuar se përmes autobuzave të tij, transportoheshin bizhutë e vjedhura në Shqipëri. Ndërkohë lista e të pandehurve vijon me Altin Doda, Florjan Bakri, Tomor Baruti dhe Vangjush Kashari.

Këta persona por dhe zyrtarë të Policisë Kufitare në Durrës, Lezhë dhe Hani i Hotit janë marrë të pandehur, pasi dyshohet se janë anëtarë të një grupi kriminal që kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti francez drejt Shqipërisë.

Në muajin nëntor 2022, “Ora Neës” paralajmëroi prezencën e kësaj dosje në SPAK dhe implikimin në kontrabandimin e mallrave të vjedhura të shoferit të Ardi Veliut.

Në kuadër të këtij hetimi, SPAK në vitin 2022 ka ushtruar një kontroll në banesën e Sokol Idrizaj, me shpresën e gjetjes së sendeve me vlerë apo çdo provë që mund ta implikonte totalisht.

Nga Franca, këto çantat me sende e vjedhura mësohet se janë dërguar nga vajza e Idrizaj që jeton dhe studion në Francë.

Në dosjen ku i përshirë është edhe ish shoferi i Ardi Veliut, SPAK ka renditur 12 akuza mes tyre është ajo e pastrimit të parave dhe grupit të strukturuar kriminal.

Në dosje thuhet se ata kanë marrë mallra deri në shumën 724,386 euro, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare të identifikuara, pa përfshirë këtu pagesat në dorë.

Prej aty përmes linjave të transportit niseshin drejt Shqipërisë për tu shitur në argjendari të ndryshme. Në Shqipëri thuhet në dokumente sendet janë shitur me rreth 2.113.000 euro dhe 35.000 franga.

Përveç këtyre personat nën hetim rezulton se kanë transportuar në mënyrë të paligjshme edhe rreth 3.4 kg flori.