Konfirmohet në detyrë kunata e Ermonela Felajt, familja e deputetes socialiste bashkohet në Prokurorinë e Tiranës

Alma Felaj, kunata e deputetes socialiste Ermonela Felaj, është konfirmuar ditën e sotme në detyrë, pasi ka kaluar procesin e vetting-ut.

Ermonela Felaj është akuzuar javët e fundit për shkak se familja e saj ka “uzurpuar” Prokurorinë e Tiranës, pasi në këtë institucion është prokuror edhe bashkëshorti i saj, Bledar Valikaj, vëllai Armando Felaj, motra eranda Felaj, ndërsa tashmë është konfirmuar edhe kunata Alma Felaj.

Ky është rasti i parë në historinë e drejtësisë shqiptare ë 4 persona nga e njëjta familje janë pjesë e një institucioni, por akuzat nuk e kanë shqetësuar aspak deputeten socialiste, që ka vijuar të tregohet arrogante sa herë është pyetur për këtë çështje.