Këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme është parashikuar senaca paraprake për dosjen e sterilizimit, ku të pandehur nga prokuroria janë marrë 9 persona, mes tyre dhe ish ministri Ilir Beqaj.
Dy prej tyre janë lënë në masën “arrest në burg”: konkretisht ish-zëvëndësministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Dy të tjere janë lënë në masën “arrest në shtëpi”, ndërsa 5 personat e tjerë në mesin e të cilëve ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, janë në masën “detyrim paraqitje”.
Mbi 9 të pandehurit rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, “Mashtrim”, “Falsifikim i dokumentave”.
Hetimet 3-vjeçare kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.
Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor