Në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur seanca për të vendosur masën e sigurisë për 8 të arrestuarit e akuzuar për koncesionin korruptiv të sterilizimit.
Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”, ndërsa biznesmeni Ilir Rrapaj që fitoi koncesionin me vlerë 100 milionë dollarë akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, e kryer përmes faturave fiktive dhe fryrjes së numrit të operacioneve dhe shitjes së seteve të instrumentave kirurgjikale.
SPAK ka kërkuar këto masa sigurie:
- Caktimin ndaj personit nën hetim Klodian Rjepaj të masës së sigurimit personal “arrest në burg” si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim.
- Caktimin ndaj personit nën hetim Ilir Rrapaj, të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.
- Caktimin ndaj personit nën hetim Marsela Serjanaj të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, si e dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim.
- Caktimin ndaj personit nën hetim Saimir Kadiu të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim.
- Caktimin ndaj personit nën hetim Arben Gjata të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim.
- Caktimin ndaj personit nën hetim Pertef Mersini të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim.
- Caktimin ndaj personit nën hetim Genc Burazeri të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, si i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim.
- Caktimin ndaj personit nën hetim Naile Ajazi të masës së sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, si e dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumenvete” e kryer në bashkëpunim e nga personi që ka për detyrë ta lëshojë dokumentin dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim.