“Koka” e një rrjeti trafiku ndërkombëtar droge, GJKKO dënon me 17 vjet burg Islam Sefën

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 17 vite burg Islam Sefën, i akuzuar si drejtues dhe financues i një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës. 

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi uljen me 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 11 vite e 4 muaj.

Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Erjon Bani dhe Bib Ndreca.

Sipas dosjes gjyqësore, Sefa rezulton i përfshirë në nëntë episode të trafikimit të drogës, të ndodhura gjatë viteve 2020–2021, ndërsa ka pasur edhe rol drejtues brenda grupit kriminal që operonte në territorin shqiptar dhe jashtë tij.

Njoftimi i GJKKO: 

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 150/2022, në ngarkim të të pandehurit Islam Sefa (alias Xaka), i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikim i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe më shumë se një herë (në 9 nëntë episode), të parashikuara nga nenet 283/a/2-28 pika 4 të K.Penal në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grup i strukturuar kriminal” kryer në formën e drejtimit të parashikuar nga neni 333/a/1 të K.Penale.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Erjon Bani dhe Bib Ndreca, me vendimin Nr. 56, datë 18.09.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Islam Sefa (alias Xaka), për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë (në 9 (nëntë) episode dhe më konkretisht episodi para datës 08.04.2020, dhe episodet e datave 08.04.2020, 30.04.2020, 15.05.2020, 22.05.2020, 29-31.05.2020, 02.02.2021, 24.02.2021, 01.03.2021), parashikuar nga nenet 283/a/2 – 28/4 të Kodit Penal, dhe në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vite burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Islam Sefa (alias Xaka), për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit, e parashikuar nga neni 333/a/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.

3. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Islam Sefa (alias Xaka) me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vite burgim.

4. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 (një të tretën) duke u dënuar përfundimisht Islam Sefa (alias Xaka), me një dënim të vetëm, përfundimtar prej 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.

5. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Islam Sefa (alias Xaka) do të fillojë nga dita Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al e arrestimit të tij, dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.