Ardian Leka, avoakti mbrojtës i Klodian Zotos së përfshirë në aferën e inceneratorëve, ka kërkuar para Gjykatës pafajësinë për klientin e tij.
Ai u shpreh se Zoto nuk e ka njohur Arben Ahmetajn, por vetëm Mirel Mërtirin, me të cilin ishte bashkëpunëtor. Avokati tha se nuk ka besim te drejtësia e paanshme, pasi sipas tij, Zotos po i bëhet gjyq publik, pas publikimit të dosjes në media.
Gjithashtu avokati shtoi se vendimet e ekzekutuara për inceneratorët janë marrë me VKM, ndaj nuk duhet marrë leja e SPAK për ekzekutimin e atyre vendimeve.
“Përfundimisht nuk guxoj të them që Klodian Zoto është burrë i mirë se nuk më ka lejuar media ta them diçka të tillë. Nuk kam asnjë shpresë për një gjykim të paanshme pasi është paragjykuar dosja pas publikimit mediatik.
Për të njëjtën çështje ditë më parë Kuvendi I Shqipërisë i hoqi imunitetin një deputeti dhe provat janë marrë të mirëqena nga Komisioni i Mandateve. Fajësia është shpallur publikisht. Të pandehurit nuk njihen me njeri tjetrin, Klodian Zoto përveçse Mirel Mërtirit që e ka patur bashkëpunëtor, nuk njihte njeri tjetër.
Kush janë aktet që e bëjnë vendimin e koncesionit të paligjshëm? Vendimet janë ekzekutuar janë marrë me VKM. Pse na duhet t’i marrim leje SPAK për të ekzekutuar vendime tashmë”, tha avokati ndër të tjera.