Kësti i tretë për trashëgimtarët e ish-të përndjekurve, ja dokumentet që duhet të dorëzohen

Jëne publikuar dokumentet dhe rregullat për familjarët trashëgimtarë të të dënuarve politik gjatë komunizmit, të cilët do të përfitojnë këstin e tretë të pagesës.

Bëhet fjalë për kategorinë e përfituesve joparësorë.

Për trashëgimtarët e ish të dënuarve politikë, që bëjnë pjesë në kategorinë

Dokumentet që duhet të dërgojnë përfituesit janë :

1. Dëshmi trashëgimie ligjore për të dënuarin politik, origjinale ose kopje e njësuar noterizuar;

2. Autorizim me shkrim i lëshuar nga përfituesi për të përfituar dokumentet e nevojshme elektronike; Çertifikatë vdekje e ish të dënuarit dhe ҫertifikatë e trungut familjar (ҫertifikata e trungut nuk mund të zëvendësohet me ҫertifikatë familjare) do të aksesohen dhe printohen nga ana e Drejtorisë së Pagesave të Dëmshpërblimeve nëpërmjet portalit të shërbimeve publike elektronike e-albania, brenda kuadrit të shërbimeve që disponon e-albania. Ato shërbime të cilat nuk aksesohen dot nëpërmjet portalit elektronik të shërbimeve publike do ti kërkohen subjekteve përfituese për ti dërguar;

3. Numrat e llogarisë bankare në Lek (në përputhje me Standartin Ndërkombëtar ISO 13616 “Shërbimet bankare dhe të ngjashme-Numri Ndërkombëtar i Llogarisë Bankarë-IBAN”) për çdo trashëgimtar ose për personin e autorizuar me prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit, në njërën nga bankat e nivelit të dytë që ushtron veprimtarin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv);

4. Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit.

 a. Kur një trashëgimtar i radhës së parë, të ish të dënuarit politikë, nuk jeton, për të tërhequr dëmshpërblimin, trashëgimtarët e radhës së dytë, (fëmijët e tij) duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, të gjithë dokumentet e shënuara në pikën 2, për trashëgimtarin e radhës së parë që nuk jeton.

 b. Kur një trashëgimtar i radhës së dytë nuk jeton, e drejta e tyre për dëmshpërblim në bazë të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të rregjimit komunist”, i ndryshuar, nuk vazhdon më tej. Në këtë rast, shpërndarja e vlerës të këstit të radhës kryhet sipas rrethit të familjarëve, për trashëgimtarët që jetojnë. Për të fituar këtë të drejtë, rrethit i familjarëve, duhet të  dërgojë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë: i.) Certifikatën e vdekjes së trashëgimtarit të rradhës së dytë që nuk jeton.

 Personat, të cilët nuk dëmshpërblehen, për shkak të mosplotësimit të dokumenteve, gëzojnë të drejtën për të marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tre vjet pas publikimit të emrit për herë të parë në faqen zyrtare.

  3.  Për shpërndarjen e kësteve të tjera, pagesa e këstit vijues, do të kryhet mbi bazë të

      dokumentacionit  të dërguar  më parë, kur nuk ka:                                                                                             

a. Kontestim, nga rrethi i familjarëve ose të trashëgimtarëve.

b. Ndryshime të statusit të ish të dënuarit politik ose të trashëgimtarëve, jetojnë.

c. Revokim të prokurës së posaçme.

Kur trashëgimtarët, sipas këtij ligji, e revokojnë delegimin me prokurë, dokumentacioni    që duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave janë:

 i.  Revokimi i prokurës, origjinale ose kopje e njësuar;

ii.  Numër Llogarie bankare në Lek për çdo trashëgimtar;

iii. Dokument identifikimi (kopje ID-je, Pasaporte) për çdo trashëgimtar.

4.  Për çdo shpërndarje të kësteve vijuese, trashëgimtari ligjor, duhet të dërgojnë në

    Ministrinë e Financave, këto dokumenta:

i.   Numrat e llogarisë bankare në Lekë për çdo trashëgimtar, ose për personin e autorizuar që

ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit në Lek, (dokumenti i bankës duhet      të jetë i periudhës kur dorëzohet dokumenti dhe të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv).

ii. Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka

prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit.

5. Në mbështetje të dokumentacionit të depozituar pranë Ministrisë së Financave, Drejtoria e

Pagesave dhe Dëmshpërblimeve, në zbatim ligjit në fuqi për dëmshpërblimet e ish të dënuarve politik, të Vendimeve të Këshillit të Ministrave, të Udhëzimeve të Ministrit të Financave, realizon shpërndarjen e pagesave të këstit të radhës, duke bërë kontrollin e dokumentacionit të depozituar për çdo dosje individuale të ish të dënuarve politikë, pranë kësaj Drejtorie dhe duke ndjekur rradhën e pagesave të paguara ndër vite.