Këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë kërkuar shkarkimin e Erion Veliajt, i arrestuar më datë 10 shkurt me urdhër të SPAK, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.
Në një konferencë për shtyp nga selia blu ata kërkuan njëherazi hapjen e garës për zgjedhjet në Bashkinë më të madhe të vendit.
Krahas shkarkimit të Veliajt, këshilltarët e opozitës kërkojnë gjithashtu edhe ngritjen e një komisioni të Brendshëm që të bëjë kontrollin financiar për abuzimet që sipas tyre çuan në prangosjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Këshilltarët e djathtë thanë ndër të tjera akuzuan kryeministrin se në shkelje kushtetutës dhe ligjit ka uzurpuar postin e kryebashkiakut të Tiranës, funksion që sipas tyre i takon vetëm Këshillit Bashkiak.