Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit do të mblidhet ditën e sotme në orën 10:30 për të vendosur mbi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
SPAK kërkon të rëndojë masën e sigurisë së zv.kryeministres, duke e arrestuar, pasi e ka marrë të pandehur si të akuzuar për disa vepra penale.
Balluku akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “shkeljen e barazisë në tendera e ankande publikë” e kryer në bashkëpunim, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe. Këto dy afera i kanë kushtuar buxhetit të shteti qindra milionë euro.
Ndërkohë, në të njëjtën orë përpara Kryesisë së Kuvendit, Partia Mundësia do të zhvillojë protestën për të kërkuar heqjen e imunitetit të Ballukut.
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës që nis në orën 10:30 kundër pushtetarëve shqiptarë të korruptuar që po dalin një nga një përpara drejtësisë.
Në një videomesazh në rrjetet sociale, kryetari i “Mundësia apeloi qytetarët se kjo është ora e fundit e të korruptuarve në zyrat e shtetit shqiptar, si dhe koha për të mbrojtur drejtësinë nga mashtrimet e “pengmarrësve”.