Kërkon masë më të lehtë sigurie, Gjykata e Lartë refuzon kërkesën nga arratia të Suel Çelës

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Suel Çela për heqjen e masës ‘arrest me burg’. Edhe pse në arrati përmes avokatëve të tij Suel Çela ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë rekursin.

Sot kjo gjykatë vendosi të mos pranojë rekursin e paraqitur nga personi nën hetim Marjus Sula alias Suel Çela, kundër vendimit nr. 64, datë 26.04.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Suel Çela u shpall në kërkim në maj të 2022, pasi sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve 2 të parealizuara dhe 1 e mbetur në tentativë. Suel Çela nga Elbasani, rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ia ka arritur t’i shpëtojë burgut.